“Shqip kemi mësuar, shqip do testoemi” – studentët ‘pushtojnë’ Shkupin me pankarta - Gazeta Express
string(75) "shqip-kemi-mesuar-shqip-do-testoemi-studentet-pushtojne-shkupin-me-pankarta"

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 12:15

“Shqip kemi mësuar, shqip do testoemi” – studentët ‘pushtojnë’ Shkupin me pankarta

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 12:15

Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur një aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qytetit, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Në pankartat e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.

Studentët theksojnë se kërkesa e tyre është legjitime dhe lidhet drejtpërdrejt me barazinë në sistemin arsimor, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të mundësojnë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.

Ky veprim vjen në një kohë kur çështjet e përdorimit të gjuhës shqipe në arsim vazhdojnë të jenë temë debati në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement