Shqetësuese, qytetarët në Durrës bëhen grumbull në ceremoni mortore - Gazeta Express
string(66) "shqetesuese-qytetaret-ne-durres-behen-grumbull-ne-ceremoni-mortore"

Shqetësuese, qytetarët në Durrës bëhen grumbull në ceremoni mortore

Gazeta Express

04/04/2020 20:16

Tashmë prej javësh vendi është në karantinë dhe pjesa më e madhe e aktiviteteve publike dhe private janë të pezulluara, ndërkohë që lëvizja është kufizuar më orar, në kuadër të masave të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Por megjithë masat e ndërmarra për të parandaluar grumbullimet masive, duket se shoqëria shqiptare nuk shmang dot zakonet, siç janë ceremonitë mortore.

Lexo Edhe:

Në një video të siguruar nga Faxweb.al në Durrës shihet një grubull i madh njerëzish, ku pavarësisht qarkullimit të virusit COVID-19, dhjetra banorë grumbullohen për të përcjellë në banesën e fundit ta afërmin e tij.