Shqetësuese: Gjermania shënon numër të lartë të viktimave të Covid-19 - Gazeta Express
string(68) "shqetesuese-gjermania-shenon-numer-te-larte-te-viktimave-te-covid-19"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:19

Shqetësuese: Gjermania shënon numër të lartë të viktimave të Covid-19

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:19

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 25.164 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në mbi 1 milion e 978 mijë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 1.244 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 43.881.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Qeveria gjermane ka vendosur që masat kufizuese të mbeten në fuqi së paku deri në fund të janarit, por kancelarja Merkel ka paralajmëruar se kufizimet mund të mos hiqen deri në fillim të prillit.