Shqetësuese, deputeti i PDK-së: Maskat në tregun e Kosovës mund të jenë kancerogjene - Gazeta Express
string(81) "shqetesuese-deputeti-i-pdkse-maskat-ne-tregun-e-kosoves-mund-te-jene-kancerogjene"

Gazeta Express

04/08/2020 12:55

Shqetësuese, deputeti i PDK-së: Maskat në tregun e Kosovës mund të jenë kancerogjene

Gazeta Express

04/08/2020 12:55

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në një emision televiziv mbrëmë ka thënë se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID-19, mund të jenë kancerogjene.

Sipas tij, maskat në Kosovë kryesisht janë të prodhimit kinez dhe nuk kanë kurrfarë garancie.

Lexo Edhe:

Teksa e ka mbajtur një maskë në dorë Haxhiu ka thënë se “kjo maskë s’ka asnjë garanci”.

“E nise prej maskave se u bo biznes maska, çfarë maske, çfarë garancioni ki për këtë maskë, kush e ka prodhuar, asnjë kriter s’e ka. Kjo mundet me qenë kancerogjene, duhet me qenë e licencuar bashkë me kompaninë e cila vjen. 90 përqind e maskave që po vijnë janë prodhim kinez, sa kanë garanci këto. U takon institucioneve tona me u marrë me këtë problematikë”, ka thënë Haxhiu.