Shqetësime të mëdha për një stadium të Botërorit, pasi një foto e tribunës u bë virale - Gazeta Express
string(88) "shqetesime-te-medha-per-5nje-stadiumit-te-boterorit-pasi-nje-foto-e-tribunes-u-be-virale"

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 17:20

Shqetësime të mëdha për një stadium të Botërorit, pasi një foto e tribunës u bë virale

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 17:20

Tifozët kanë shprehur shqetësime për një nga stadiumet e Kupës së Botës 2026 pasi një foto është shpërndarë gjerësisht online.

Turneu i vitit 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me 104 ndeshje që do të luhen në 16 stadiume.

“MetLife Stadium” do të presë më së shumti ndeshje (tetë gjithsej), përfshirë edhe finalen.

Në Kanada janë përzgjedhur vetëm dy qytete: Toronto dhe Vancouver.

Në Toronto, “BMO Field” do të presë pesë ndeshje të fazës së grupeve dhe një të fazës me eliminim direkt, ndërsa kombëtarja e Kanadasë do të luajë të tre ndeshjet e grupeve në shtëpi.

Kapaciteti i stadiumit është rritur nga rreth 30,000 në afërsisht 45,000 vende, falë dy strukturave të përkohshme që shtojnë rreth 17,000 ulëse. Këto struktura mbahen nga skela metalike dhe duken shumë të larta dhe të harkuara.

Megjithatë, shqetësimet lidhen me faktin se vendet duken shumë larg nga fusha dhe pamja mund të pengohet nga çatia e tribunës ekzistuese përpara strukturave të reja.

Reagimet e tifozëve nuk kanë munguar.

Një përdorues në “Reddit” shkroi: “E di që është e sigurt nga ana inxhinierike, por duket e frikshme edhe vetëm për ta parë, jo më për t’u ulur aty.”

Një tjetër shtoi: “Kam qenë aty dhe ka shumë erë, sepse stadiumi është pranë liqenit.”

Ndërsa një komentues tjetër tha: “Nuk do të guxoja të kërceja ritmikisht në atë tribunë.”

Gjatë Botërorit, stadiumi nuk do të quhet “BMO Field”, por “Toronto Stadium”, pasi FIFA nuk lejon përdorimin e emrave të sponsorëve.

Sipas rregullave të FIFA-s, të gjitha qytetet pritëse duhet të heqin çdo markë apo sponsor nga stadiumet gjatë turneut – përfshirë tribunat, ekranet, ulëset, uniformat e stafit dhe çdo hapësirë brenda apo përreth stadiumit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement