“Shpresoj t’ia kem kthyer mundin 20-vjeçar” - Shabani medaljen e Evropianit ia dedikon babait të tij - Gazeta Express
string(95) "shpresoj-tia-kem-kthyer-mundin-20-vjecar-shabani-medaljen-e-evropianit-ia-dedikon-babait-te-tij"

“Shpresoj t’ia kem kthyer mundin 20-vjeçar” – Shabani medaljen e Evropianit ia dedikon babait të tij

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 14:50

Elhami Shabani regjistroi suksesin më të madh në karrierën e tij, pas sakrificës shumëvjeçare në karate.

Ai e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë “Gaziantep 2022”, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shabani medaljen e fitoi në kategorinë deri në 75 kilogramë, pasi mposhti 2:1 boshnjakun, Hamza Turulijan.

Elhami Shabani medaljen ia ka dedikuar babait të tij, ndaj të cilit tha se shpreson që t’ia ketë kthyer mundin 20-vjeçar.

“Kam ushtruar dhe kam vuajtur tërë jetën për këtë ditë. Medalje ia dedikoj babait, të cilit shpresoj t’ia kem kthyer mundin 20-vjeçar që ka bërë me mua”, tha Shani për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës. /Gazeta Express/