Quique Setién, trajneri i Barcelonës, është paraqitur në konferencë për media pra ndeshjes me Napolin të martën, që do të zhvillohet nga ora 21:00.
Ai ka folur për ndeshjen që e cilëson të vështirë, për debutimin në Champions dhe gjithçka tjetër.
“Ndeshja do të jetë e kom0plikuar për të dy ekipet, mesiguri me opsione dhe të diskutueshme. Presim Napolin më të mirë, Tashmë e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë në Champions League”, u shpreh Setiene.
“Keni kaluar shumë vite në futboll, nesër do të debutoni në Champions? Motivimi është special për ndeshjen time të parë në Champions League. Debutimi vjen në një stadium historik, do të jetë një ndeshje pasionuese dhe shpresoj të jetë ndeshje për t’u kujtuar”.
Krejt në fund, Setien pati lëvdata edhe për trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso, që ka ndryshuar skuadrën që pas largimit të Carlo Ancelottit, andaj kërkon përqendrim maksimal nga të tijtë.
Setiene foli edhe për eliminimet befasuese me përmbysje, fillimisht nga Roma dhe Liverpooli.
Ai tha se për këtë nuk ka folur me lojtarët, por që natyrisht, ata e kanë në mendje.
“S’kemi folur për atë që ndodhi në Romë, apo në Anfield – por sigurisht se ata e kanë në mendje. I besoj këtyre lojtarë, duhet të vazhdojmë me punën që po bëjmë”, theksoi mes tjerash Setiene. /Gazeta Express/