Shpresë për shërimin e depresionit, zbulohet substanca që mund ta trajtoj këtë çrregullim - Gazeta Express
string(88) "shprese-per-sherimin-e-depresionit-zbulohet-substanca-qe-mund-ta-trajtoj-kete-crregullim"

Gazeta Express

10/06/2020 15:45

Shpresë për shërimin e depresionit, zbulohet substanca që mund ta trajtoj këtë çrregullim

Gazeta Express

10/06/2020 15:45

Një studim i ri ka treguar se si ketamina mund të përdoret si kombinim për trajtimin e depresionit, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Ky studim, i cili u publikua në revistën “Translational Psychiatry” mund të jetë si shteg drejt gjetjes së terapive të reja për trajtimin e depresionit.

Lexo Edhe:

Sipas Qendrës për Kontrollimin e Sëmundjeve në ShBA, përafërsisht 7.6% e njerëzve mbi moshën 12 vjeç kanë depresion. Kjo qendër e përshkruan depresionin si një disponim i keq, që zgjatë për periudha të gjata dhe e afekton aftësinë e njerëzve të kryejnë veprimtari normale.

Nga ana tjetër, depresioni mund të ketë edhe ndikim shumë negativ tek disa njerëz, pasi që çon në mendime vetëvrasëse.

Ekspertët nuk e kuptojnë plotësisht pse disa njerëz përjetojnë depresion, edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetit Mental, sugjeron që ekzistojnë disa faktorë gjenetikë, ambientalë, biologjikë dhe psikologjikë, të cilët luajnë rol në shkaktimin e këtij çrregullimi.

Ky çrregullim deri tani trajtohet me medikamente, terapi psikologjie ose me kombinimin e të dyjave.

Edhe studimet e kaluara, kanë bërë të qartë se ketamina mund të veproj si antidepresant, dhe disa shkencëtarë e kanë propozuar këtë substancë  si një trajtim të mundshëm në rastet kur terapitë e tjera nuk funksionojnë.

Në hulumtimin e fundit, studiuesit e kanë përcjellë densitetin dhe veprimtarinë e receptorëve të serotoninës duke përdorur një marker radioaktiv, ku është vërejtur se ketamina ka një ndikim tek këta receptorë, të cilët luajnë një rol kyç ne depresion.

Sipas studimit, 70% e pacientëve, të cilët ishin vullnetarë për këtë studim ishin përgjigjur ndaj ketaminës.

Ehe pse ky studim ishte preliminar, shkencëtarët kanë shpresë se aplikimi i ketaminës tek pacientët me depresion rrit dukshëm numrin dhe funksionin e receptorëve B1 të serotoninës. /Gazeta Express