Shpresë për qindra banorë, Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë për pasivizimin e adresave - Gazeta Express
string(109) "shprese-per-qindra-banore-gjykata-e-strasburgut-regjistron-per-here-te-pare-padine-per-pasivizimin-e-adresave"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 18:40

Shpresë për qindra banorë, Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë për pasivizimin e adresave

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 18:40

Padia ndaj Serbisë në Strasburg për pasivizimin e adresave po pritet që t’i jap fund spastrimit etnik në Luginë të Preshevës.

Fitore dhe sukses i madh po konsiderohet regjistrimi për herë të parë i padisë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Bëhet fjalë për rastin e Teuta Fazliut nga Bujanoci, të cilës para disa viteve i është pasivizuar adresa nga autoritetet serbe. Ajo ka nisur betejën ligjore edhe në Serbi, për çka është tejzgjatur procedura lidhur me ankimimimit të cilën ajo e ka bërë.

Këtë rast e përfaqëson avokati Drini Grazhdani, i cili në një intervistë për KosovaPress ka bërë të ditur se kjo padi është dorëzuar në shtator në Gjykatën e Strasburgut.

“Është bërë regjistrimi pra i padisë, që është një sukses i madh për shkak se një numër i madh i padive të cilat dërgohen atje, që në start ato refuzohen për shkaqe të ndryshme, qoftë ligjore apo teknike. Pra është kaluar sfida e parë duke u pranuar rasti. Diku rreth 80% të rasteve që dërgohen në Gjykatën e Strasburgut domethënë anulohen që në start. Pra kjo është për këtë arsye është një fitore shumë e madhe për fillim. Po normal beteja do të ketë ende dhe më të mëdhaja lidhur me argumentet të cilat do t’i parashtrojmë edhe gjykatës lidhur me pasivizimin e adresave të cilën e ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve”, thotë ai.

Kjo padi përfaqëson shkeljen që i është bërë Teuta Fazliut, megjithatë pritjet janë që rasti i saj të përfaqësojë edhe fatin e qindra banorëve të Luginës së Preshevës.

Avokati Drini Grazhdani i cili përfaqëson këtë rast, përmend rastin e Sllovenisë e cila është dënuar për shkak të shkeljeve që u ka bërë minoriteteve.

“Pra shpresa është që gjykata të marrë vendim për të gjithë të prekurit në këtë çështje. Por zakonisht aplikacioni mund të dërgohet për një individ, por kur ka një shkelje e cila është shumë e gjerë, sistematike, të cilën ne e themi avokatët, atëherë gjykata mund të vendosë që të gjithë të prekurit të kompensohen lidhur me këtë çështje dhe të ndalohet veprimi apo mekanizmi i pasivizimit të adresave nga Serbia ndaj shqiptarëve që jetojnë atje. Mbi të gjitha, është një rast shumë i ngjashëm që ka ndodhur në Slloveni, ku Sllovenia është dënuar, nëse nuk gaboj, me 3% të buxhetit lidhur me mekanizmin e pasivizimit të cilët ata kanë bërë ndaj minoriteteve të tyre atje. Pra përveç një fitore të mundshme apo ndalimit të këtij rasti në fund të procesit, mund edhe të kompensohen të gjithë të prekurit”, shton ai në intervistën për KosovaPress.

“Ky rast është goxha i komplikuar në aspektin që ka shumë prova dhe nevojitet pak kohë që të shtjellohet në detaje çështja e pasivizimit të adresave. Por në të njëjtën kohë ka edhe shumë raporte dhe shumë dokumente të cilat e shpërfaqin këtë problem. Pra krejt do të varet nga, nga prioriteti i gjykatës në këtë çështje. Po unë e kam një ndjenjë dhe shoh se gjykata do ta marrë këtë çështje me shumë prioritet. Pra sipas rregullores së gjykatës, ata kanë një rregullore me katër pika, në kuptimin e cila është më prioritare. Unë mendoj se rastin tonë ata e kanë futur në  prioritetin kryesor lidhur me rëndësinë e rasteve të cilat ata i kategorizojnë”, thekson ai.

Pritjet e tij janë që triumfi në këtë rast të arrij të ndalojë shkeljet sistematike të Serbisë ndaj qytetarëve nga Lugina e Preshevës.

“Kjo është qëllimi, pra, që të ndalet spastrimi etnik sepse shumë organizata dhe punime shkencore potencojnë që nuk është veprim individual apo i izoluar. Është një vendim, një mekanizëm shtetëror i Serbisë i cili është duke pasivizuar adresat në mënyrë alarmante, edhe qëllimi është që kjo të ndalet për shkak se qytetarët të cilët jetojnë atje janë të bllokuar totalisht nga pasivizimi. Këto, organizata apo punime akademike potencojnë që jo vetëm shqiptarët të cilët ndoshta jetojnë jashtë Medvegjës apo Bujanocit apo Preshevës, por janë shqiptarë të cilët jetojnë aty dhe të cilët e kanë të pamundur ndoshta edhe të bëjnë biznes, të marrin sigurim shëndetësor. Pra është një shkelje shumë-shumë e rëndë e të drejtave të njeriut. Qëllimi është që kjo të stopohet dhe Serbia të reflektojë lidhur me mekanizmat e saj për një spastrim etnik administrativ. Pra edhe organizatat e quajnë spastrim etnik administrativ”, përfundon ai.

Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc është protestuar para dy vitesh me moton “Për identitet dhe dinjitet”. Me dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në këto tri protesta kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë. /KP

Advertisement
Advertisement
Advertisement