“Shpresë e re për Prishtinën” - Uran Ismaili me vullnetarë shpërndan numrin 3 të gazetës - Gazeta Express
string(84) "shprese-e-re-per-prishtinen-uran-ismaili-me-vullnetare-shperndan-numrin-3-te-gazetes"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 11:17

“Shpresë e re për Prishtinën” – Uran Ismaili me vullnetarë shpërndan numrin 3 të gazetës

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 11:17

Sot është shpërndarë numri i tretë i gazetës javore Koha për Prishtinën.  Këtë herë, vetë Ismaili bashkë me disa kandidatë për Asamble dolën në terren për ta shpërndarë gazetën, e cila u prit jashtëzakonisht mirë nga qytetarët e Prishtinës.

Faqja e parë e gazetës hapet me shkrimin “Kohë e re në Prishtinë” dhe po ashtu përmban edhe editorialin e Ismailit të titulluar “Shpresa që na bashkon”. Në vijim, trajtohet zgjidhja e tij për sigurinë 24/7 në kryeqytet, që përfshin ndriçimin e 1,000 rrugëve, trotuare të reja e të sigurta, trajtimin human të qenve endacakë dhe vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla e lagje.

Një tjetër shkrim, “Nga errësira në siguri – Prishtina në kërkim të dritës”, ngre shqetësimin për mungesën e ndriçimit publik. Po ashtu, nxënësi Loris Begu sjell një editorial personal mbi përvojën dhe perspektivën e tij për sigurinë në shkolla. Rubrika “Zëri i lagjes” ndalet këtë javë te banorët e lagjes së Spitalit, të cilët jetojnë nën ankthin e qenve endacakë – një problem i shpërfillur prej kohësh nga komuna.

Ashtu si në numrat e kaluar, gazeta sjell edhe rubrikat tradicionale: fjalëkryqin, karikaturën dhe kronikën “In Memoriam”, duke ruajtur frymën e një gazete klasike. Gazeta po shpërndahet falas në lagjet e kryeqytetit dhe është gjithashtu e qasshme edhe në formatin elektronik në: www.kohaperprishtinen.com