Shpikësi i telefonit pa tela: Lërini telefonat, nisni të jetoni - Gazeta Express
string(61) "shpikesi-i-telefonit-pa-tela-lerini-telefonat-nisni-te-jetoni"

AutoTech

Gazeta Express

30/06/2022 22:57

Shpikësi i telefonit pa tela: Lërini telefonat, nisni të jetoni

AutoTech

Gazeta Express

30/06/2022 22:57

Inxhinieri amerikan që shpiku telefonin e parë pa tela, Martin Cooper, bëri thirrje që më tepër të shijohet jeta, e përdorimi i telefonit të kufizohet, raportoi “Dailymail” të enjten.

Ai tha se pajisjet teknologjike po “ua marrin njerëzve jetën”, derisa shtoi se ai vetë e përdor telefonin më pak se pesë për qind të kohës së tij.

Lexo Edhe:

“Çka do t’i thoni dikujt si unë, që e përdor telefonin për më shumë se pesë orë?”, e pyeti prezantuesja Jayne McCubbin gjatë intervistës, derisa 93-vjeçari ngeli i habitur.

“Më të vërtetë? Vërtet i kaloni pesë orë në ditë? Nisni të jetoni”, tha Cooper.

Ai deklaroi se njerëzit në ditët e sotme, më tepër janë të dhënë pas telefonit, sesa pas jetesës.

Inxhinieri amerikan e shpiku telefonin e parë pa tela të tipit Motorola DynaTAC 8000X, në vitin 1973.

Ai diplomoi në Institutin e Teknologjisë në Illinois të SHBA-së më 1950. Ai u pënësua në Motorola në vitin 1954, ndërsa në vitet e hershme ndihmoi edhe në krijimin e radiove policore e shumë pajisjeve të tjera.