Shpëtoi të aksidentuarit në Fier, Ilir Proda vlerëson policin Klajdi Mustaj me Certifikatën për Shërbime të Dalluara - Gazeta Express
string(115) "shpetoi-te-aksidentuarit-ne-fier-ilir-proda-vlereson-policin-klajdi-mustaj-me-certifikaten-per-sherbime-te-dalluara"

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 11:41

Shpëtoi të aksidentuarit në Fier, Ilir Proda vlerëson policin Klajdi Mustaj me Certifikatën për Shërbime të Dalluara

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 11:41

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vlerësuar veprimin e policit Klajdi Mustaj, që shpëtoi 4 persona në një aksident rrugor në Qafën e Koshovicës në Fier mbrëmjen e së premtes.

Ilir Proda i akordoi policit Klajdi Mustaj Certifikatën për Shërbime të Dalluara!

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda:

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve. Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës, fytyra dhe imazhi i ri i Policisë së Shtetit”.

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme.

Ai ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master.