Shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, flet shqiptari: Pash makinën të fundosej, më pas e kapa nga dora… - Gazeta Express
string(103) "shpetoi-nga-mbytja-te-moshuarin-ne-itali-flet-shqiptari-pash-makinen-te-fundosej-me-pas-e-kapa-nga-dora"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 23:18

Shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, flet shqiptari: Pash makinën të fundosej, më pas e kapa nga dora…

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 23:18

Elton Zefi, shqiptari i cili shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, ka thyer heshtjen.

32-vjeçari ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, teksa ka rrëfyer vështirësitë e momentit të shpëtimit, që i rrezikuan edhe jetën.

“E pashë që makina u përmbyt dhe hoqa të gjitha rrobat. E bëmë shpejt sepse nuk kishim kohë. Jemi hedhur brenda dhe zotëria tjetër që ishte me mua më ndihmoi. Ai e kapi prej krahu dhe donte ta nxirrte, por nuk mundi. Në një moment makina u fundos, pash dorën e zotërisë që e kishte ngritur lart dhe po mbytej. Më pas e kapa nga dora, e tërhoqa dhe u ngrita për lart. Për fat të mirë dritarja mbrapa ishte e hapur dhe ia dolëm për ta shpëtuar”, tha i riu shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Padova të Italisë, ku Zefi ishte i pranishëm në vendin e një aksidenti rrugor.

Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian.

Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, i moshuari u shpëtua dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /tch

@rainews Elton Zefi, giovane di origine albanese, che per caso stava rientrando nell’azienda in cui lavora a pochi chilometri dal luogo dell’incidente, con un grande coraggio e senso di umanità ha salvato un anziano imprigionato nell’auto caduta in un canale nel Padovano. L'uomo, nonostante il freddo, non ha esitato a gettarsi nelle acque gelide ed è riuscito a salvare l'anziano. Attimi concitati ripresi da un collega. L’85enne, estratto dall’auto, è stato poi portato a riva in attesa dei soccorsi. Ora sta bene ma è ancora sotto shock. Dall’incidente non fa che ringraziare Elton per il suo aiuto. Pochi attimi ancora e non sarebbe sopravvissuto. Messaggi di stima e gratitudine anche da parte del datore di lavoro di Elton Davide Calimani/Tgr Veneto Tutti gli aggiornamenti su Rainews.it #salvataggio #padova #anziano #torrente ♬ suono originale – RaiNews