Shpëtoi familjarët nga tërmeti, qeni Kiko bëhet me shtëpi të re


Gazeta Express
3 Dhjetor 2019 8:10

Ndonjëherë qentë mund të jenë heronjtë më të mëdhenj, ashtu si në rastin e Kikos. Qenushi u bë i famshëm për publikun shqiptar me historinë e veçantë të shpëtimit.

Mëngjesin e 26 Nëntorit, kur Shqipëria u trondit nga tërmeti 6.4 ballë, ai ka shpëtuar të zotët e tij, fillimisht duke lehur e më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar.

Këtë histori e kanë treguar vetë pronarët e tij për ‘Top Channel’ ku mes të tjerash janë shprehur se nuk do ta linin kurrë qenin, qe nëse nuk pranonin atë, dhe ato do të rrinin jashtë.

Në një resort ku po qëndronte familja, e kanë përzënë Kikon në orën 12 të natës ngaqë aty nuk lejoheshin kafshët.

Kështu pronarët janë larguar bashkë me të. Fatmirësisht kryeministri Edi Rama, ka mundësuar për to një resort ku mund të qëndrojnë pa problem me qenushin.

Kiko bëhet me shtëpi të re

Te fundit


Kthehu lart