Një shqiptar dhe një turist nga Gjermania kanë ngrënë një bimë helmuese në malin e Korabit, e cila e ka përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore, sipas Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
ShKShMK thotë se ata u njoftuan për rastin dhe shkuan për t’ua dhënë ndimën e parë atyre.
“Sot me datën 07.07.2025 ShKShMK ka pranuar thirrje dhe infomracion rreth nje incidenti në malin e Korabit. Një banor Shqiptar vendas nga zona dhe një turist me shtetësi Gjermane kishin ngrënë me lajthitje një bimë helmuese (tani i identifikuar) dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar tejmase në një kohë tepër të shkurtë. Fatmirësisht një nga turistët ka patur vetëdije dhe mbulueshmëri me rrjet telefonik mobil dhe ka kërkuar ndihmë duke i dërguar edhe koordinatat e tyre. Dy nga anëtarët e ShKShMK kanë qenë duke i zhvilluar aktivitetet e tyre shumë afër lokacionit dhe me të marr lajmin janë nisur në vendodhjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Ndihma u ishte dhënë, por për shkak gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore dhe kritike, ShKShMK thotë se është kërkuar ndihmë për evakuim nga ajri.
“Autoritetet Shqiptare pa humbur kohë kanë nisur një ekip mjekësh dhe staf të shpëtuesve nga njësia ajrore, të cilët me të arritur kanë filluar me procedurat emergjente mjekësore dhe i kanë evakuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. I përgëzojmë të gjithë për punën profesionale dhe koordinimin e sakt në kohë rekorde. Pacientëve i urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...