Shpëtim Babaj jep dorëheqje si trajner i Prishtinës së Re - Gazeta Express
string(57) "shpetim-babaj-jep-doreheqje-si-trajner-i-prishtines-se-re"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 14:28

Shpëtim Babaj jep dorëheqje si trajner i Prishtinës së Re

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 14:28

Shpëtim Babaj nuk do të jetë trajner i KF Prishtina e Re.

Ishte vet Babaj që e njoftoi këtë përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook.

Aktualisht, Prishtina e Re gjendet në vendin e fundit dhe është skuadra më e rrezikuar për t’u larguar nga Superliga këtë sezon.

Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Sot jap dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetrajnerit të KF Prishtina e Re.

Ky vendim vjen pas një analize të situatës aktuale dhe pas ndeshjes së fundit, duke konsideruar të gjitha aspektet profesionale të punës sime. Edhe pse dorëheqjen e kam paraqitur më herët (dy herë), këtë herë vendimi është përfundimtar.

Gjatë periudhës së angazhimit tim kam punuar me seriozitet të lartë, përkushtim të plotë dhe profesionalizëm maksimal, pavarësisht sfidave të shumta dhe faktorëve të ndryshëm që kanë ndikuar në dinamikën e punës.

Në çdo moment kam vepruar me integritet dhe me synim të vetëm për të kontribuar në zhvillimin e ekipit .

Falenderoj drejtuesit për besimin qe kishin dhe vazhdonin ta kishin tek une , si dhe të gjithë futbollistat që kanë kontribuar pozitivisht gjatë kësaj periudhe.

KF Prishtina e Re ka potencial te madhe për të arritur objektivat e veta, nëse sigurohet qartësi, stabilitet dhe bashkimi në të gjitha strukturat.

Dorëheqja ime është një akt profesional dhe i menduar me përgjegjësi të plotë, me bindjen se ky ndryshim do t’i shërbejë energjisë së re dhe progresit të klubit.

Falenderim i veqant shkon për kryetarin Rrustem Pacollin dhe gjithe kryesin e klubit