Shpërthimi me tritol në banesën e dy motrave Nikolli në Elbasan, identifikohet autori - Gazeta Express
string(84) "shperthimi-me-tritol-ne-banesen-e-dy-motrave-nikolli-ne-elbasan-identifikohet-autori"

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 11:53

Shpërthimi me tritol në banesën e dy motrave Nikolli në Elbasan, identifikohet autori

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 11:53

Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin prej dy muajsh me qira motrat Alda dhe Xhovana Nikolli pas ngjarjes së 5 ditëve më parë në Elbasan, ku iu vendos tritol në derën e banesës.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se kamerat kanë kapur një person duke lëvizur në zonë në orën kur ka ndodhur shpërthimin me tritol.

Policia ka identifikuar personin e dyshuar, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.