string(84) "shperthimi-ma-humbi-balancen-polici-peci-jep-detaje-te-frikshme-te-sulmit-ne-banjske"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 10:35

“Shpërthimi ma humbi balancën”, polici Peci jep detaje të frikshme të sulmit në Banjskë

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 10:35

Në Gjykatën Themelore të Prishtinë ka nisur dëshminë, zyrtari policor Elez Peci në rastin “Banjska”.

Ai tregoi se si i ndjeri Afrim Bunjaku, më 23 shtator të vitit 2023 e kishte bërë orarin si zakonshëm, për të filluar me patrulla.

Më pas, Peci rrëfeu si e kuptuan se mbi urën e fshatit Banjskë ishin vendosur kamionë për të bllokuar hyrjen.

“Më 23 shtator të vitit 2023, orarin e ka bërë rreshteri i ndjerë, Afrim Bunjaku, si zakonisht kemi filluar ma patrulla edhe pse lëvizjet i kemi pasur të kufizuara, arsyeja dihet se ka qenë rrezik. Deri në orën 2 kemi qenë në terren në komunën e Zveçanit bashkë me Fahri Shalën. Në 2 jemi kthyer në stacion, në ora 2:30 me radio lidhje është njoftuar dhoma komanduese nga njësia NJSh kufitare, se në fshatin Banjskë mbi urë janë vendosur dy kamionë dhe ishte bllokuar hyrja e fshatit. Banjska është me Zveçan. I ndjeri Afrim Bunjaku na ka thirrë neve policëve, na ka dhënë detyrat, jemi pajisur me antiplumba, helmeta dhe të tjera pajisje policore. Kam qenë në automjet me rreshterin e ndjerë Afrim Bunjakun”.

“Duke shkuar në Jeshevik të Zveçanit, 1 kilometër, 1 e gjysmë pa u afruar te Banjska, e kemi parë një golf ngjyrë të kaltër, e kemi ndaluar automjetin,  e bëmë verifikimin dhe kemi bërë kontrollimin e veturës. Aty gjetëm një radiolidhje të policisë antene, ia kemi marr të dhënat dhe e kemi liruar, pasi ai nuk ishte i kërkuar. Antenën e konfiskuam”.

Tutje, zyrtari policor Peci tregoi detaje të frikshme edhe të momentit të shpërthimit.

“Kur kemi shkuar në Banjskë afër kamionëve, kam dyshuar dhe kam thënë po shpërndahemi se mundet me qenë kurth. Pastaj prapa meje ka ardhur Sadati, i kam thënë përcjelle rrugën e Izvorit, unë jam mbështetur te kamioni, në ato momente ka ndodh një detonim i fortë, aq i fortë sa ma ka humbur edhe balancën. Pas detonimit ka pasur menjëherë të shtëna të armëve të kalibrave të ndryshme. 10-15 metra i kemi pasur afër. Armë të rënda ka pasur edhe aty te manastiri. Unë jam munduar të mbroj veten dhe kolegët duke shtënë me ta, por ishim shumë të pabarabartë si në numër ashtu edhe në armatim”, shtoi Peci, njofton Klankosova