Shpërthimi i sëmundjeve, Kosova ndalon përkohësisht importin e kafshëve të gjalla dhe mishit të derrit nga Serbia - Gazeta Express
string(112) "shperthimi-i-semundjeve-kosova-ndalon-perkohesisht-importin-e-kafsheve-te-gjalla-dhe-mishit-te-derrit-nga-serbia"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 14:19

Shpërthimi i sëmundjeve, Kosova ndalon përkohësisht importin e kafshëve të gjalla dhe mishit të derrit nga Serbia

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 14:19

Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka njoftuar përmes një komunikate për media se Kosova ka ndaluar  importin e kafshëve të gjalla  dhe produkteve të derrit nga Serbia për shkak të shpërthimit të sëmundjeve Gjuha e kaltër dhe Murtaja Afrikane e Derrit

“Pas njoftimeve të publikuara në sistemin ADIS dhe WAHIS për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes Gjuha e Kaltër – BT dhe Murtaja Afrikane e derrit – ASF në shtetin e Serbisë,  me qellim parandalimi të përhapjes se sëmundjeve në vendin tonë,  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhe, dele, dhi dhe derra (produkteve të derrit) nga i gjithë territori i Republikës së Serbisë.”, thuhet në njoftimin e AUV.

AUV ka njoftuar se ndalohet çfarëdo futje e çfarëdo lloji të produkteve të derrit me origjinë nga Serbia, qoftë edhe si ushqim gjatë udhëtimit.

“Autoritetet Kufitare qe funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policia e Kosovës, Doganat dhe AUV, duhet të ngrisin masat e nivelit të kontrollit në të gjitha pikat kufitare. Kjo për të mos lejuar hyrjen në vend të kafshëve të gjalla gjedhe, dele, derra dhe produkteve të derrit nga ky shtet. Vigjilencë e shtuar e kontrollit do të ushtrohet edhe në bagazhet personale të pasagjerëve, për të ndaluar hyrjen e çfarëdo lloji të produktit të derrit, qe hynë ne kategorinë e produkteve bartëse të sëmundjes se Murtajës Afrikane të Derrit. Derisa vendimi është në fuqi qytetaret e kanë të ndaluar kalimin kufitar me çfarëdolloj produkti te derrit qe ka origjinë nga Serbia, çoftë edhe si ushqime gjatë udhëtimit”, thuhet tutje.

“Të gjithë janë të obliguar të ndihmojnë dhe veprojnë për parandalim të përhapjes se sëmundjeve.

Gjuha e Kaltër është sëmundje virale e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak (gjedhet, delet dhe dhitë). Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes.

Mortaja Afrikane e Derrit është një sëmundje infektive virale që prek derrat e egër dhe ata shtëpiak. Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi i sëmundjes së derrit (ASFV) dhe është e njohur për rezistencën dhe ngordhshmërinë e lartë tek derrat.

Këto sëmundje nuk janë zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin publik”, përfundon njoftimi./Express/