string(105) "shperthimi-i-rames-duke-perplasur-tavolinen-berisha-edvin-jep-doreheqjen-lere-drogen-se-te-merr-shendetin"

Shqiperi

Gazeta Express

11/02/2025 11:05

“Shpërthimi” i Ramës duke përplasur tavolinën/ Berisha: Edvin jep dorëheqjen! Lëre drogën se të merr shëndetin!

Shqiperi

Gazeta Express

11/02/2025 11:05

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që i ndodhi kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm, ku për shkak të disa problemeve teknike gjatë komunikimit në rrjete sociale përplasi me dorë tavolinën dhe tha “Fuck you”.

Këtë moment e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe Berisha, teksa thotë se Rama u shkallmua në këtë formë pasi iu kujtuar konsulenti Chris LaCivita-n, që bashkëdrejtoi fushatën e Donald Trump e tashmë do të drejtojë edhe atë të PD-së për 11 Majin.

Ndër të tjera ai i ka kërkuar kryeministrit Rama të japë dorëheqjen.

“Ja si u shkallmua sa ju kujtua konsulenti, Chris LaCivita dhe fjala e tij! Edvin jep dorëheqjen! Lere drogën, të merr shëndetin”, tha Berisha