Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njofton se Izraeli ka nisur një sulm parandalues ndaj Iranit dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Izrael.
Njoftimi thotë: “Pas sulmit parandalues të Shtetit të Izraelit kundër Iranit, pritet një sulm me raketa dhe dronë kundër Shtetit të Izraelit dhe popullsisë së tij civile në të ardhmen e afërt.”
Zyrtarëve amerikanë u tha të mërkurën se Izraeli ishte gati të niste një operacion në Iran, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Zyrtarët thanë se kjo ishte pjesërisht arsyeja pse SHBA-të kishin këshilluar disa amerikanë të largoheshin nga rajoni dhe se SHBA-të parashikonin që Irani mund të hakmerrej ndaj disa bazave amerikane në Irak.