Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit.
Autoritetet dhe mediat ndërkombëtare raportojnë se në Dubai sonte në 3 mars janë dëgjuar shpërthime dhe janë parë kolona tymi.
Mësohet se konsullata e Shteteve të Bashkuara në Dubai u godit, me raportime që flasin për zjarr dhe dritare të thyera, pas një sulmi me dronë të dyshuar iranianë. Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima, por video në internet tregojnë flakë dhe tym rreth zonës së misionit amerikan në qytet.
Zyra e medias e qeverisë së Dubait njoftoi se po monitoron situatën dhe po merr të gjitha masat e nevojshme për sigurinë publike, duke iu kërkuar qytetarëve të mbeten të informuar vetëm nga burimet zyrtare.
A local resident from Bur Dubai shared this video. I was told that it is allegedly a U.S. consulate that has been hit. pic.twitter.com/1LNx9yro7h
— Ihtisham Ul Haq (@iihtishamm) March 3, 2026
Po ashtu, po sot u raportua se ambasada amerikane në Riad (Arabia Saudite) u godit nga dronë, duke shkaktuar dëme të vogla, zjarr dhe evakuime të personelit diplomatik. Këto sulme janë pjesë e një vale të gjerë sulmesh me dronë e raketa që Irani pretendon se po i drejton ndaj bazave dhe objektivave ushtarake të SHBA-ve dhe aleatëve të tij në vendet e Gjirit.
Near US embassy in Dubai pic.twitter.com/z5VTZNVxNO
— Sahil Shah (@thesahilsshah) March 3, 2026
Për shkak të rritjes së tensioneve, Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka nxjerrë paralajmërime sigurie për qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme.
Situata ka krijuar frikë dhe shqetësim te qytetarët dhe komunitetet lokale, me shumë njerëz që i drejtohen strehimoreve të sigurta në zona të mbyllura. Ndërkohë, ekziston shqetësim i thellë se konflikti mund të zgjerohet përtej kufijve të rajonit./tvklan.al
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...