Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion - Gazeta Express
string(71) "shperthim-ne-vushtrri-ne-vendngjarje-gjenden-pjese-te-armeve-e-municion"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 9:44

Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 9:44

Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur të dielën në një kodrinë Vushtrri. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.