string(75) "shperthim-ne-nje-fabrike-municioni-ne-serbi-disa-punetore-mbeten-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 12:11

Shpërthim në një fabrikë municioni në Serbi, disa punëtorë mbetën të lënduar

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 12:11

Një shpërthim ka ndodhur në fabrikën “Krušik” në Valjevë të Serbisë sot në mëngjes.

Nga ky shpërthim mbetën të lënduar disa punonjës, siç raporton mediumi publik serb.

Menaxhmenti i fabrikës ka lëshuar një deklaratë në lidhje me aksidentin e ndodhur në fabrikën “Krušik”.

“Në kompaninë HK “Krušik” a.d. Valjevo, sot në mëngjes rreth orës 7:40 gjatë aktiviteteve të rregullta të presimit është aktivizuar amplifikatori i ndezësit në presa, gjatë së cilës një punonjës ka pësuar prerje, ndërsa katër punonjës kanë simptoma të tringëllimës në veshë”, thuhet në njoftimin e fabrikës.

Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevos për ndihmë dhe kontrolle të dëgjimit.