Shpërthim me tritol në një banesë në Sarandë - Gazeta Express
string(46) "shperthim-me-tritol-ne-nje-banese-ne-sarande-2"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 8:58

Shpërthim me tritol në një banesë në Sarandë

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 8:58

Një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm (5 dhjetor).

Lexo Edhe:

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Lefter Lefteri i njohur ndryshe si Afez Kulla. Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur te porta jashtë e vilës.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Në objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjeçarit Lefteri.

Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike. Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.