Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Tiranë - Gazeta Express
string(49) "shperthim-me-lende-plasese-ne-nje-lokal-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2025 8:30

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2025 8:30

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:15 në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit Sotiraq H, rreth 44 vjeç.

Dyshohet se sasia e tritolit është vendosur në fasadën e xhamit të lokalit, e cila ka pësuar dëmtime.

Mendohet se ka qenë vetëm një autor që e ka vendosur, por do të këqyren të plota pamjet e kamerave, për të kuptuar më shumë. Pronari i lokalit Sotiraq H. ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte dhe se nuk e di kush mund të jenë autorët e ngjarjes.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement