Shpërthim me eksploziv në makinën e 25 vjeçarit në Krujë - Gazeta Express
string(56) "shperthim-me-eksploziv-ne-makinen-e-25-vjecarit-ne-kruje"

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2025 10:25

Shpërthim me eksploziv në makinën e 25 vjeçarit në Krujë

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2025 10:25

Një shpërthim i një sasie tritoli ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit në qytetin e Krujës, në rrugën “Vrana Konti”. Lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën tip “Opel Corsa”, në përdorim nga një 25-vjeçar.

Si pasojë e shpërthimit, mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit, aty ku ishte vendosur lënda plasëse. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar.

Policia e Krujës ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të shpërthimit. Grupi hetimor po punon gjithashtu për të shqyrtuar ndonjë mundësi konflikti që mund të ketë pasur lidhje me ngjarjen dhe për të marrë në pyetje pronarin e automjetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement