Shpërthim masiv i mjeteve piroteknike në Prizren, Policia thotë se një person është plagosur rëndë: Do të dërgohet në QKUK - Gazeta Express
string(112) "shperthim-masiv-imjeteve-piroteknike-ne-prizren-policia-thote-se-nje-person-eshte-plagour-do-te-dergohet-ne-qkuk"

Lajme

Gazeta Express

31/12/2024 22:46

Shpërthim masiv i mjeteve piroteknike në Prizren, Policia thotë se një person është plagosur rëndë: Do të dërgohet në QKUK

Lajme

Gazeta Express

31/12/2024 22:46

Një person është lënduar rëndë në Prizren dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një shpërthimi në një pikëshitje të mjeteve piroteknike në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar.

Ngjarja ka ndodhur të martën në orën 21:33, në natëne  fundit të ndërrimit të motmoteve.

“Policia në Prizren dt. 31.12.2024 rreth orës 21:33 ka pranuar një informatë se në rrugën “Ahmet PRISHTINA” në Prizren, kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pike shitje e mjeteve piroteknike në trotuar të rrugës. Dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pike shitjeje, deri më tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjencë. Gjendja e tij është me lendime të rënda sipas informates është dërguar për në QKUK- Prishtinë. Si dhe deme materiale të shumta në objekte dhe automjete të parkuara në atë pjesë, janë informuar njësitet patrulluse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë veprimet ligjore në lidhje me këtë rast. Po astu në vend ngjarje për kanë dalë edhe njesiti i zjarrfikesve të cilet kanë arritur ta shuajnë zjarrin si dhe Inspektori i tregut i cili poashtu është në vend ngjarje, edhe teknika kriminalistike ka dalë në vendin e ngjarjes me hetuesin kujdestar. Duhet çekur se për momentin situata është nënkontrollin policor dhe janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti”, ka deklaruar Veseli. /Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement