Shpërthim i fuqishëm në Romë: Digjet një pikë karburanti, dhjetëra të plagosur - Gazeta Express
string(76) "shperthim-i-fuqishem-ne-rome-digjet-nje-pike-karburanti-dhjetera-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:21

Shpërthim i fuqishëm në Romë: Digjet një pikë karburanti, dhjetëra të plagosur

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 10:21

Një shpërthim i madh ka ndodhur mëngjesin e së premtes në një pikë karburanti në via dei Gordiani në Romë, duke shkaktuar një zjarr masiv e duke lënë dhjetëra të lënduar.

Sipas Roma Today, shpërthimi ka ndodhur në një pikë karburanti që shiste benzinë dhe gaz, ndërsa fillimisht është ndjerë era e gazit e më pas ka ndodhur një shpërthim i parë, i ndjekur nga një tjetër më i fuqishëm që ka përfshirë gjithë zonën në flakë.

Është bërë e ditur se janë lënduar mbi dhjetë persona, përfshirë nëntë policë, një zjarrfikës dhe një punonjës emergjence.

Raportohet poashtu se një numër banorësh janë evakuuar, ndërsa është aktivizuar plani i emergjencës për qytetin dhe spitalet janë vënë në gatishmëri për të përballur fluksin e të lënduarve.

Shkaku i shpërthimit është ende nën hetim.