Shpërthim i fuqishëm në një bar në Tiranë, dyshimet e para - Gazeta Express
string(57) "shperthim-i-fuqishem-ne-nje-bar-ne-tirane-dyshimet-e-para"

Shpërthim i fuqishëm në një bar në Tiranë, dyshimet e para

Gazeta Express

30/05/2020 23:41

Një shpërthim ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Shpërthimi ka ndodhur tek një bar kafe. Ky shpërthim dyshohet të jetë, për shkak të  një bombole gazi.

Lexo Edhe:

Lokali ku ka ndodhur ngjarja ka qenë i mbyllur. Nga ngjarja, ka vetëm dëme materiale e fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet. Ndërsa, edhe një grup zjarrfikësish kanë shkuar po ashtu në vendin e ngjarjes./news24