Shpërthen zjarri në oborrin e QKUK’së - Gazeta Express
string(36) "shperthen-zjarri-ne-oborrin-e-qkukse"

Shpërthen zjarri në oborrin e QKUK’së

Lajme

Gazeta Express

17/01/2021 9:29

Në afërsi të repartit të Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të shtunën ka shpërthyer një zjarr, raporton Express

Rasti ka ndodhur të shtunën në orën 21:50, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Sipas Policisë, zjarri ka shpërthyer në një barakë të pabanuar.

Është raportuar se në afërsi të repartit të Pulmologjisë në QKUK, një barakë e pa banuar kishte marrë zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia./GazetaExpress/