Shpërthen zjarri në një pronë në Zubin Potok, flakët kaplojnë veturën, garazhën e një shtëpi - Gazeta Express
string(90) "shperthen-zjarri-ne-nje-prone-ne-zubin-potok-flaket-kaplojne-veturen-garazhen-e-nje-shtepi"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 8:54

Shpërthen zjarri në një pronë në Zubin Potok, flakët kaplojnë veturën, garazhën e një shtëpi

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 8:54

Një zjarr që raportohet se u shkaktua nga pakujdesia ka shkaktuar disa dëme materiale në një pronë në fshatin Qaber të Zubin Potokut.

Sipas policisë, aty u dogj një veturë dy multikultivator, disa pajisje elektrike, një garazh e një shtëpi, ndërsa s’u raportua për të lënduar.

“Fsh. Qaber, Zubin Potok 11.07.2025-22:00. Raportohet se nga pakujdesia  ka shpërthyer një zjarr ku janë djeg një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një shtëpi. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari. Rasti shkon në procedurë të rregullt”.

*Fotografia në lajm ilustruese