Vullkani Kliuchevskói, më i madhi dhe më aktiv në Gadishullin e Kamçatkës në Lindjen e Largët të Rusisë, ka shpërthyer vetëm pak orë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën rajonin. Sipas raportimeve nga agjencia ruse RIA Novosti, me burim Shërbimin Gjeofizik të Akademisë së Shkencave të Rusisë, lava ka filluar të rrëshqasë në anën perëndimore të vullkanit.
Që javën e kaluar, ekipet e emergjencës kishin këshilluar qytetarët të mos vizitonin vullkanin Kliuchevskói dhe të tjerë në zonë për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik. Kliuchevskói ka një lartësi prej 4800 metrash dhe një krater kryesor me diametër rreth 700 metra. Ai ndodhet vetëm 30 kilometra larg fshatit Kliuchi në distriktin Ust-Kamçatski, dhe rreth 4.500 banorë mund të preken nga shpërthimi, shkruan A2 CNN.
Kamçatka është një nga zonat më aktive vullkanike dhe sizmike në botë, me rreth 130 vullkane, prej të cilëve rreth 30 janë aktivë. Tërmetet e fundit, njëri prej të cilëve me magnitudë 8.8 – më i madhi në rajon që nga viti 1952.
Në qytetin Petropavlovsk-Kamchatski, kryeqyteti i rajonit, janë raportuar dëme të lehta, përfshirë shembjen e fasadës së një kopshti. Ndërkohë, në rajonin e Sajalinit, janë regjistruar përmbytje në portin e Severo-Kurlisk dhe në një fabrikë peshkimi.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...