“Shpërthen” rrjeti kundër Soni Malaj, shkak deklarata për të bijën - Gazeta Express
string(63) "shperthen-rrjeti-kunder-soni-malaj-shkak-deklarata-per-te-bijen"

“Shpërthen” rrjeti kundër Soni Malaj, shkak deklarata për të bijën

Yjet

Gazeta Express

21/03/2024 23:07

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj është një personazh publik që rrallë herë flet për vajzën e saj Ana, e cila aktualisht është 12-vjece.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur është kritikuar nga fansat në lidhje me një deklaratë që ajo ka thënë në lidhje me vajzën e saj.

Malaj ka folur për mëmësinë dhe rregullat që ajo i ka vendosur Anës, duke shtuar gjithashtu se ndonjëherë kërcet druri, deklaratë që nuk është pritur aspak nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni. Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12 vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet. Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, ka thënë Soni duke qeshur.

Mirëpo, kjo deklaratë e këngëtares është kometuar shumë dhe nuk janë pak nga ata që shprehen të habitur për mënyrën si Soni flet për dhunën në vitin 2024-ën.

“Çfarë është kjo kërcet druri në 2024-ën?”, shkruan një përdoruese e TikTok. “Nuk e di a e ke marrë parasysh që kjo fjalia për kërcitjen e drurit do e lëndojë vajzën tënde dhe mbase do bullizohet për këtë që ke thënë”, shkruan një tjetër.

Edhe komente të tjetra e kritikojnë këngëtaren për deklaratën duke e quajtur kontradiktore, ndërsa ka edhe nga ata që e justifikojnë shprehjen dhe veprimin e Sonit, duke deklaruar se vetëm ashtu rritet fëmija.