Shpërthen në flakë një pus nafte në Mallakastër - Gazeta Express
string(47) "shperthen-ne-flake-nje-pus-nafte-ne-mallakaster"

Shpërthen në flakë një pus nafte në Mallakastër

Gazeta Express

24/09/2020 17:39

Një pus nafte ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, pranë fshatit Belishovë. Pusi i cili ndodhej anash rrugës Fier Ballsh ka marrë flakë. Dyshimet e para flasin për një shpërthim gazi. Pritet një informacion më i detajuar nga ana e policisë së shtetit, e cila tashmë ka mbërritur në vendngjarje.