Shpërthen futbollisti i Bilbaos: “U pa në favor të kujt po vendosin gjyqtarët” - Gazeta Express
string(75) "shperthen-futbollisti-i-bilbaos-u-pa-ne-favor-te-kujt-po-vendosin-gjyqtaret"

Gazeta Express

05/07/2020 16:46

Shpërthen futbollisti i Bilbaos: “U pa në favor të kujt po vendosin gjyqtarët”

Gazeta Express

05/07/2020 16:46

Iker Muniain haptazi ka thënë se Real Madridin janë duke e favorizuar në La Liga.

Tjetër fitore minimale e Realit, tjetër ndeshje e fituar me penallti dhe polemika, Los Blancos po vazhdojnë drejt titullit të 34 në histori.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes, që gjithashtu përfundoi me polemika, futbollisti i Athletic Bilbaos, Iker Muniain, ka lëshuar akuza në drejtim të të gjithëve.

“Tani jemi duke e parë në xhirot e fundit në favor të cilit ekip janë duke marrë vendime. Secili prej jush merreni si te doni”, u shpreh i zemëruar Iker Muniain.

Sipas tij nuk ishte penallti ajo e Marcelos, derisa është i irrituar se si VAR nuk e shikoi shkeljen që iu bë Garcias, sipas të cilit mund të kishte qenë penallti. /Gazeta Express/