Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në rajonin e Riazanit në Rusi ka shkaktuar të paktën 20 viktima dhe 134 të plagosur.
Autoritetet lokale bënë me dije se ngjarja ndodhi për shkak të një zjarri që shpërtheu brenda fabrikës.
Shkaqet e vërteta të zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa mediat ruse raportojnë se mund të ketë qenë një uzinë shpërthyese. Guvernatori Pavel Malkov konfirmoi se dhjetëra të plagosur janë dërguar për trajtim në spitale të Riazanit dhe Moskës.
Pamjet nga Ministria e Emergjencave treguan shkatërrim masiv të ndërtesës dhe ekipe shpëtimi duke kërkuar mes rrënojave.
Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që autoritetet janë fokusuar te ndihma për të lënduarit.