Shpërthen fabrika çokollatës në Pensilvani, humbin jetën pesë persona
Shqiperi
Gazeta Express
25/03/2023 17:26
Një shpërthim në një fabrikë çokollate në Pensilvani ka vrarë të paktën pesë persona dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë rrënojat për të mbijetuar.
Mediat e huaja raportojnë se të paktën shtatë persona ndodhen në spitalet e zonës.
Shpërthimi ndodhi të premten mbrëma në fabrikën e RM Palmer Company në West Reading, një qytet që ndodhet 100 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.
Autoritetet janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili sipas të dhënave fillestare vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Kompania e çokollatës, RM Palmer është themeluar në vitin 1948. Numri i punëtorëve të saj është rreth 850 persona./Gazeta Express