Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të diele në derën e lokalit të shtetasit S. F., në lagjen “Çlirim”, Berat.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.