Shpërthen dhuna mes tifozëve shqiptarë, tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës përplasen me shkopinj e sende të forta - Gazeta Express
string(109) "shperthen-dhuna-mes-tifozeve-shqiptare-tifozet-e-vllaznise-dhe-tiranes-perplasen-me-shkopinj-e-sende-te-forta"

Sport

Gazeta Express

07/10/2023 19:34

Shpërthen dhuna mes tifozëve shqiptarë, tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës përplasen me shkopinj e sende të forta

Sport

Gazeta Express

07/10/2023 19:34

Klasikja e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana, e zhvilluar në “Kukës Arena” u fitua minimalisht nga bardheblutë me golin e Florent Hasanit në minutat shtesë të takimit.

Gjërat nuk kanë shkuar mirë pas ndeshjes, pasi siç shihet në pamjet ekskluzive të siguruara nga “BalkanWeb”, tifozët shkodranë, të irrituar pas humbjes, kanë sulmuar ata të Tiranës, në Reps.

Një kaos i vërtetë i krijuar në rrugë, ku siç shihet qartë, nuk mungon hedhja e sendeve të forta.

Si nisi gjithçka? Në një vend pushimi, pikërisht në Reps, ultrasit shkodranë, pasi zbritën nga autobusi, filluan duke ofenduar mbështetësit e skuadrës kryeqytetase.

Më pas, situata u acarua, duke kaluar në gjuajtjen e sendeve të forta dhe përleshja mes palëve u bë e pashmangshme.

VIDEO