Shpërthen bombolë gazi në Gjakovë – dëme materiale, pa të lënduar - Gazeta Express
string(62) "shperthen-bombole-gazi-ne-gjakove-deme-materiale-pa-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 13:51

Shpërthen bombolë gazi në Gjakovë – dëme materiale, pa të lënduar

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 13:51

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një shtëpi banimi në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’ në Gjakovë, duke shkaktuar zjarr dhe dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, ka deklaruar për Sinjalin se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, përveç disa dëmeve të vogla në kuzhinë, aty ku ka ndodhur shpërthimi.

“Rreth orës 10:40, në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’ në Gjakovë, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi, i shkaktuar nga një bombol gazi. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç disa dëmeve të vogla në kuzhinën e shtëpisë, pasoja në njerëz nuk ka pasur”, ka thënë Elezaj.

Në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë njësitë e zjarrfikësve dhe policia, të cilët e kanë neutralizuar zjarrin pa përhapje në pjesë të tjera të shtëpisë.

Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar saktë shkaqet e shpërthimit.