Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, shkakton dëme të mëdha në një apartament - Gazeta Express
string(75) "shperthen-bombola-e-gazit-ne-vlore-shkakton-deme-te-medha-ne-nje-apartament"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 16:56

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, shkakton dëme të mëdha në një apartament

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 16:56

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “24 Maji”, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.

Sipas informacioneve paraprake, bombola ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.