Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Patos, 3 të lënduar - Gazeta Express
string(61) "shperthen-bombola-e-gazit-ne-nje-banese-ne-patos-3-te-lenduar"

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Patos, 3 të lënduar

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 10:05

Shpërthen bombola e gazit në Patos, tre të dëmtuar.

Mësohet se bombola ka shpërthyer në një banesë në Grizë Lënginas ndërsa të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Fierit.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.