string(52) "shperthen-bombola-e-gazit-ne-fier-kater-te-lenduar-2"

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 13:26

Shpërthen bombola e gazit në Fier, katër të lënduar

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 13:26

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”.

Policia njofton se në banesën e shtetasit E. H., ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.