Shpërthejnë akuzat në “Përputhen”! Murati dhe Sindi janë njohur edhe jashtë emisionit? - Gazeta Express

TV/Film

Gazeta Express

11/01/2021 20:19

Shpërthejnë akuzat në “Përputhen”! Murati dhe Sindi janë njohur edhe jashtë emisionit?

TV/Film

Gazeta Express

11/01/2021 20:19

Emisioni “Përputhen”, është emisioni më i shikuar në vend, e gjatë edicionit të ditës se sotme, njëri ndër konkurrentët e “Përputhen”, Almendi bëri një akuzë shumë të fort kundrejt Sindit dhe Muratit.

Këta të fundit gjatë ditës së sotme patën transmetimin e takimit të tyre, dhe kur u krye pjesa e parë e takimit, Almendi pyeti Sindin se mos ajo ka pasur kontakte edhe jashtë studios me Muratin.

Ndërkaq para disa ditëve kur Sindi zgjodhi Muratin për takimin, Melisa ishte ajo që ndërhyri dhe të dyja vajzat patën një debat për zgjedhjen që bëri Sindi.

Kjo kishte bërë që Almendi të dyshonte se mes Muratit dhe Sindit mund të kishte diçka edhe jashtë studios.

Por Sindi dhe Murati e mohuan këtë gjë duke thënë se ata nuk kishin pasur kurrë asgjë në mes tyre. /GazetaExpress/ L.K/