Shpërndanin drogë nëpër qytet, në pranga dy të rinj në Shkodër - Gazeta Express
string(61) "shperndanin-droge-neper-qytet-ne-pranga-dy-te-rinj-ne-shkoder"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 9:05

Shpërndanin drogë nëpër qytet, në pranga dy të rinj në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 9:05

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër pasi shpërndanin heroinë në qytet. Erjon Stomici dhe Alvaro Vuksani janë kapur në makinë me doza heroine, gati për shitje.

Njoftimii policise:

Lexo Edhe:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, të ndarë në doza, kapen në flagrancë teksa lëviznin me automjet, dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Weekend”, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 shtetasit e arrestuar. Si rezultat, këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.