Një nekrolog i rrejshëm me fotografinë e kryeministrit Zoran Zaev, është riaktualizuar në rrjetet sociale ( në një postim në facebook) më 22 nëntor të këtij viti.
Bëhet fjalë për një informacion të rrejshëm të paraqitur në vitin 2018, ku në aspektin grafik është paraqitur si nekrolog, që shkelë të drejtat themelore njerëzore dhe një sjellje morbide, shkruan portal Vërtetmatësi.Reklame
Kjo shpallje manipulative daton nga viti 2018, por ishte përdorur edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit të korrikut, duke u shpërndarë nëpër rrjetet sociale, për të goditur kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Portali Vërtetmatësi ka theksuar se ky publikim është pavërtetë, malicioz si dhe shqetësues. (INA)