Shpërndahet lajm i rremë për vdekjen e Mirush Kabashit, gazetarja shqiptare: Ai është shëndosh e mirë - Gazeta Express
string(99) "shperndahet-lajm-i-rreme-per-vdekjen-e-mirush-kabashit-gazetarja-shqiptare-ai-eshte-shendosh-e-mire"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2021 16:41

Shpërndahet lajm i rremë për vdekjen e Mirush Kabashit, gazetarja shqiptare: Ai është shëndosh e mirë

Lajme

Gazeta Express

06/06/2021 16:41

Në disa media është publikuar një lajm i rremë për vdekjen e aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi. Por gazetarja e Fax News në Shqipëri, Edona Haklaj ka demantuar raportimet, duke thënë se aktori është shëndosh e mirë, raporton Gazeta Express.

“Pak minuta më parë, në rrjete sociale, në portale, por dhe në televizionin ku unë punoj (i pakonfirmuar nga unë) është publikuar lajmi që Mirush Kabashi (larg qoftë) ka ndërruar jetë. Sapo bëra një bisedë të gjatë me Mirushin, falë Zotit është mirë me shëndet, dhe buzagaz mu shpreh se deklarata që ka bërë dy netë më parë për Pirro Manin është keqinterpretuar nga një mësuese nga Shkodra, ku më pas postimi saj ka marrë dhenë”, ka shkruar në Facebook gazetarja Haklaj.

Lexo Edhe:

Ajo tha se ndjen përgjegjësi për lajmin e publikuar dhe kërkoi falje.

“Unë ndiej përgjegjësi të kërkoj falje mbi këtë rast, edhe pse lajmi nuk eshte konfirmuar dhe as derguar në redaksi nga unë”, shkroi ajo.

“Më vjen keq edhe që ky lajm u publikua tek ne i pakonfirmuar siç duhet.
Prof.Kabashit iu zgjattë jeta!”, ka shkruar Haklaj.