Prokuroria e Korçёs përfundoi hetimet dhe dërgoi nё gjyq shtetasit Zh. B. dhe E.Gj. pёr kryerjen e veprës penale “Shpёrdorim i detyrёs”.
Prokuroria e Korçës njoftoi sot se “nga hetimet mbi procedimin penal rezultoi se këta shtetas me detyrё drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Korçë, tё cilёt pёr shumё vite kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetarët apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj, kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%”.
“Nё rastin objekt hetimi, pёr ndёrtimin e njё kompleksi me 4 pallate nё lagjen nr.3 tё qytetit tё Korçёs, dy drejtuesit e Urbanistikёs sё Bashkisё Korçë, kanё miratuar lejen e ndёrtimit pёr shfrytёzim si kompleks turistik dhe subjekti ka paguar taksёn 3% pёr ndikimin nё infrastrukturë për ndërtimet e reja, nё njё kohё kur taksa pёr ndikimin nё infrastrukturё pёr ndёrtimet e reja me qёllim banimi, apo njёsi tregtare shёrbimi, pёr zonёn ansambёl arkitektonik tradicional nё qytetin e Korçёs, ёshtё pёrcaktuar 8% e çmimit tё shitjes pёr metёr katror. Subjekti nuk i ёshtё pёrmbajtur kushteve tё lejes sё ndёrtimit, ka paguar 3% taksёs ndikim nё infrastrukturё, kur duhej tё paguante 8%, njё shmangie prej 36000 Euro nё vlerё monetare nga Taksa e ndikimit nё infrastrukturё vetёm nga ky subjekt. Shmangia e taksës nga 8% nё 3%, ёshtё bёrё me miratim tё drejtuesve tё Zyrës sё Urbanistikёs Bashkia Korçё”, njoftoi Prokuroria e Korçës.
Nga sa mё sipёr, sipas prokurorisë rezulton se me veprimet e tij shtetasit E.Gj. dhe Zh. L. i kanё konsumuar elementet e veprёs penale “Shpёrdorimi i detyrёs”, dhe duhet tё mbajnё pёrgjegjёsi penale.
“Ata favorizuan subjektet ndёrtuese nё 18 raste, ku taksa 8% për ndërtim me qëllim shitje është reduktuar padrejtësisht në 3% ose 4% dhe nё dy raste nga 4% nё 3%, duke shkaktuar dëm ekonomik për Bashkinë Korçë. Si dhe kanё miratuar vёrtetime për pajisjen me certifikatë përdorimi, duke fshehur qëllimin tregtar të ndërtimit edhe kur ishte e qartë se ishin shitur apartamente. Po kёshtu, shtetasi E.Gj. ka firmosur raporte me pёrmbajtje tё pavёrtetё, nuk ka respektuar kompentencat pёr kontrollin e ndёrtimit dhe kanё shkaktuar dёm ekonomik pёr Bashkinё Korçё”, njoftoi prokuroria e Korçës.