Shpërblimi/ Altin Basha bëhet drejtor i teatrit që firmosi të shembte - Gazeta Express
string(68) "shperblimi-altin-basha-behet-drejtor-i-teatrit-qe-firmosi-te-shembte"

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2020 19:31

Shpërblimi/ Altin Basha bëhet drejtor i teatrit që firmosi të shembte

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2020 19:31

Kushdo që ka pasur pikpyetje se përse lloj lloj velinash, kengëtaresh apo misesh të dala mode i janë vardisur Erion Veliajt duke përsëritur të njëjtat lavde të gatshme për njeriun e punës, tani e ka një përgjigje: servilizmi mund të të rrënojë publikisht po nuk të lë pa shpërblim.

Shembulli më shndëritës i kësaj është parë sot me emërimin e ish drejtuesit të emisionit më popullor humoristik, Altin Basha si rogëtar i shtetit, me detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental. Ai ka zëvendësuar Kiço London i cili nuk është treguar gjatë kësaj kohe aq i zellshëm në shërbimet ndaj rilindjes.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave të firmosur nga zëvendëskryeminsitri Erion Braçe, Basha, do të lërë Top Channel për të shkuar drejt zyrave të shtetit.

Altin Basha ka qenë një prej tre artistëve që tradhëtuan pa mandat kolegët e tyre protestuese dhe u takuan me Veliajn, në korrik 2018, në një shou propagandistik një ditë përpara se parlamenti të miratonte me urgjencë ligjin special, tashmë të hedhur poshtë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai atëherë u akuzua nga aktorët e tjerë se nuk kishte mandat për një takim të tillë që i shërbente thjeshtë interesave politike të ditës. Fotoja e regjizorit së bashku me aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka u bë virale në rrjet. Ndryshe nga dy të tjerët që patën pakëz cipë dhe rrefuzuan të flasin publikisht për atë ngjarje, Basha doli publikisht dhe me argumentat e rilindjes sulmoi protestuesit duke pretenduar se ata e kishin tradhëtuar atë duke u shndërruar në një lëvizje pro PD-së.

Dhe kur gëlltit diku një lugë çorbë të prishur nuk ndalesh dot më.

Më maj 2020, vetëm një ditë para shembjes së Teatrit Kombëtar, Altin Basha, bashkë me një sërë drejtuesish të institucioneve shtetërore dhe aktorë të emisionit Portokalli në Top Channel, nisën një peticion ku kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Altin Basha i shërbeu si alibi Erion Veliajt edhe më vonë, kur qeveria dhe bashkia pasi e kuptuan që ishin diskredituar aq shumë sa duhet të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me kompaninë private Fusha SHPK dhe me aferën e saj 200 milionëshe. Atëherë Veliaj shpalli në publik se kishte qenë parfaqësuesi i komunitetit të artistëve që i kishte bërë Fushës aq kërkesa të forta, sa ajo kompani që e kishte të mundur të plotësonte tekat e njërit prej arkitektëve më të mirë në botë, Bjarke Ingels,  nuk kënaqte dot ekzigjencat e Altin Bashës.

Natyrisht të gjitha këto e kishin një çmim dhe regjizori që e ktheu edhe kauzën e angazhimit tek teatri në një “Portokalli” e mori shpërblimin e tij. Që nga tre dhjetori ai do të jetë rogëtar i shtetit si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” që është krijuar gjashtë vite më parë.

LAPSI